Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi takoi Apostolovën

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skender Reçica, kanë takuar sot Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Siç njofton Nisma, Krasniqi dhe Apostolova, gjatë këtij takimi të zhvilluar në zyrat e BE-së, diskutuan për situatën pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë këtij takimi, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, paraqiti pikëpamjet e tij rreth formimit të shpejtë të institucioneve në mënyrë që të vazhdojnë me procesin e reformave sa i përket agjendës evropiane të Kosovës.