Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katari importon lopë me aeroplan

Kopeja e parë e lopëve, e transportuar në rrugë ajrore, mbërriti në Katar jo vetëm për të prodhuar qumësht, por edhe për të zbutur efektin e embargos që i është vendosur këtij emirati të pasur me gaz, nga fqinjët e tij.

165 lopët të racës “Holstein”, nga Hungaria, bëjnë pjesë në një grup prej 4000 lopësh që do të importohen nga Katari dhe do të transportohen me avionë deri në muajin gusht, transmeton AFP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne kemi 165 Holstein, të gjitha të seleksionuara me kujdes për të prodhuar qumësht”, deklaroi për gazetarët, John Dore, një përgjegjës i “Baladna Livestock Production” që drejton këtë operacion.

Më 5 qershor, Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe i vendosën sanksione ekonomike, duke e akuzuar atë se po mbështet terrorizmin si dhe për afrimin me Iranin.