Arbëri

KEK ka paditur për borxh të vrarin gjatë luftës!

Familja Ilazaj nga fshati Sopi e Suharekës është tronditur në fillim të muajit kur ka marrë një ftesë për paraqitje në gjykatë për të birin e tyre, i cili është vrarë gjatë luftës në vitin 1999, raporton KTV.

Thirrja e lëshuar më 4 korrik nga Gjykata Themelore e Prizrenit, dega në Suharekë, ka të bëjë me një padi që KEK-u ka bërë për të ndjerin Muhamet Ilazaj, për shkak të një borxhi të vjetër.

Anëtarë të familjes kanë thënë se ky është turp për institucionet e vendit.

Dardan Ilazaj thotë se ky veprim është një mosrespektim i vlerave të luftës.

Ndërkaq, në KEK dhe në Gjykatën Themelore të Prizrenit, dega në Suharekë, kanë thënë se është bërë një gabim pasi janë ngatërruar emrat e konsumatorëve.