Në kuadër të dialogut për qeverisje ekonomike ndërmjet Kosovës dhe BE-së, Qeveria e Kosovës për herë të katërt do të dorëzojë në Komisionin Evropian programin e reformave në ekonomi, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Duke u bazuar në vendimin e qeverisë të datës 30 qershor 2017 për procesin e përgatitjes së programit për reforma në ekonomi 2018-2020, në emër të koordinatorit nacional, ministrit në detyrë të Financave Avdullah Hoti, sot u mbajt takimi lansues i këtij procesi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë takim morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe OECD-së, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, ku u prezantuan ndryshimet në udhëzimet e Komisionit Evropian, strukturat koordinuese si dhe kalendarin për përgatitjen e PRE-së.
Zëvendësministri në detyrë i Financave Agim Krasniqi, tha se programi për reforma në ekonomi 2017 ka marrë vlerësime pozitive nga Komisioni Evropian, qoftë për nga cilësia e informatave, koordinimi i procesit, ndërlidhja me kornizën strategjike, apo ndërlidhja me kornizën buxhetore.
“Këto vlerësime janë njohje e suksesit tonë të përbashkët, sidomos duke pasur parasysh se dorëzimi i këtij dokumenti na vë në nivel të barabartë me shtete që janë më të avancuara se ne në procesin e ‘European Semester’. Prandaj, është shumë e rëndësishme, që ky trend pozitiv në cilësinë e dokumentit të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha ai.