Arbëri

PDK e LDK bashkohen për ta thelluar politizimin e administratës

Descriptive Text

Para se të ikë, Qeveria në largim do t’ua vazhdojë mandatin sekretarëve të përgjithshëm të shumë ministrive e edhe shumë kryeshefave të agjencive. Vendimi për këtë pritet të merret në një nga mbledhjet e radhës të kabinetit qeveritar, shkruan sot Koha Ditore.

Opozita i sheh të rikonfirmuarit si njerëz të politikës dhe të paaftë për të kryer punën me profesionalizëm. Administrata publike në krye të së cilës ata janë, në vazhdimësi ka marrë kritika nga Komisioni Evropian. Megjithëkëtë, zyrtarët e Qeverisë në largim i kanë dhënë start procesit të përtëritjes së kontratave për sekretarët e kryeshefat.

Të hënën, emrat u kanë kaluar në Këshillin për pozita të nivelit të lartë drejtues.

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, i cili e drejton këtë këshill, ia ka konfirmuar gazetës se nuk do të largohet asnjë nga sekretarët apo kryeshefat.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.