Arbëri

PAN-i nuk e ka të sigurt zgjedhjen e kryeparlamentarit

Descriptive Text

Koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk e ka të sigurt zgjedhjen e kandidatit të preferuar për kryetar Kuvendi, që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të drejtën për ta propozuar atë e ka vetëm koalicioni fitues, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo, pasi partitë shqiptare që renditen pas PAN-it përveç opsionit për bojkotimin e seancës për zgjedhjen e kryeparlamentarit, mund të ndikojnë në kandidatura duke votuar kundër propozimeve që vlerësohen të papërshtatshme.

Deri më tani, kandidati i përfolur për këtë post është kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm atëherë kur zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Përcaktimi eventual i subjekteve politike për ta bojkotuar seancën për zgjedhjen e kryetarit është në kundërshtim edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për çështjen e kryeparlamentarit.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.