Arbëri

Shumicën e pemëve e të perimeve Kosova i importon nga vendet e rajonit

Këtë vit, tregjet e Kosovës nuk kanë qenë edhe shumë të furnizuara me prodhime vendore, raporton KTV.

Tregtarët në njërin nga tregjet e Prishtinës shprehen se shumicën e pemëve dhe perimeve i kanë të importuara nga vendet e rajonit .

Ata thonë se ndryshimet klimatike dhe të reshurat që ishin këtë vit kanë ndikuar në kultivimin e pemëve..

Në Odën Ekonomike të Kosovës deklarojnë se prodhimi kosovar gjatë këtij viti ka pasur sfida të shumta.

Gërxhaliu thotë se avazi i importit do të vazhdojë dhe, sipas tij, do të sjellë edhe efekte negative.

Rreth 38 milionë kilogramë pemë dhe perime janë importuar në Kosovë nga janari e deri tani, bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës.

Kosova deri në këtë periudhë të vitit ka eksportuar rreth 9 milionë kilogramë pemë dhe perime, kryesisht në Serbi.