Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thomas Greminger, sekretar i ri i përgjithshëm i OSBE-së

Diplomati zviceran, Thomas Greminger do të bëhet sekretari i ri i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), janë dakorduar sot ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare pas disa muaj bisedime diplomatike.

“Pas arritjes së një marrëveshjeje të përgjithshme gjatë takimit sot në Vjenë, në ditët në vazhdim pritet një vendim zyrtar”, tha ministri i Jashtëm austriak si edhe kryetari aktual i OSBE-së, Sebastian Kurz, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç kësaj, vendet e OSBE-së kanë emëruar si kreun e grupit të monitorimit të zgjedhjeve, ish-ministrin e Jashtëm islandez, Ingibjorg Solrun Gisladottir.

Në dy vendimet e mëtejshme, ish-sekretari francez i Shtetit, Harlem Desir u caktua si vëzhgues i OSBE-së për lirinë e medias, ndërsa ish-sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier do të emërohet si përfaqësues i grupeve të pakicave.