Arrestohet një person për mos-dhënie të ndihmës ndaj të moshuarit që vdiq në rrugë

Arrestohet një person për mos-dhënie të ndihmës ndaj të moshuarit që vdiq në rrugë

11 korrik 2017 09:27

Policia e Kosovës bën me dije se ka arrestuar një person në lidhje me rastin e vdekjes së një personi të moshuar në rrugën Gjilan – Ferizaj (01.07.2017, ora 08:45) të cilit nuk iu ofrua ndihma nga askush, ndonëse pati kalimtarë të shumtë.

Sipas Policisë, në bazë të shënimeve dhe video incizimeve të marra me rastin vdekjes së personit në rrugë, shihet se disa automjete vetëm kanë vazhduar rrugën dhe nuk i kanë ofruar ndihmë personit të sëmurë-shtrirë në rrugë.

“Është identifikuar njëri nga vozitësit e kamionetës i cili ka kaluar aty afër dhe nuk është ndalur për të ofruar ndihmë”, bën me dije Policia, raporton Koha.net.

“Personi i identifikuar është thirrur për intervistë dhe në konsultim me prokurorin e çështjes i njëjti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit nën prezencën e mbrojtësit të tij personal dhe ai akuzohet për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës” në bazë të nenit 191 të KPRK, të njëjtit nga ana e prokurorit të shtetit iu ka lëshuar vendimi mbi ndalim policor për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është duke u hetuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme