Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit për këtë javë

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë territorin e vendit do të jenë të qëndrueshme edhe për katër ditët e ardhshme duke krijuar kushte për një mot të nxehtë dhe me vapë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, transmeton Koha.net.

Një gjendje e tillë me temperatura të larta do të vazhdojë deri të enjten,ku më tej mbi vendin tonë do të vijnë masa të ajrit me presion të ulët të cilat do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një situatë e tillë e motit nuk do të jetë edhe në vise me lartësi mbidetare mbi 800m, pasi që atje maksimalet do të shënojnë vlerat rreth 30 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 12m/s.

Pas këtyre temperaturave të larta , gjatë vikendit pritet të kemi ulje të temperaturave maksimale dhe kushte tjera meteorologjike.