Arbëri

Tre të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën

Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën, gjersa nga 4.729 testime, 1.207 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 147 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 203.114. Që nga fillimi i pandemisë Shqipëria ka regjistruar 3.240 të vdekur dhe 219.694 raste pozitive.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 13.340.