Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Autobar”, emisioni i ri në “Kohavision”

“Kohavision” vazhdon të sjellë freski në skemën programore, duke shtuar emisione të reja atraktive.

Në kuadër të risive të kësaj vere, në KTV, gjatë sezonës së verës do të transmetohet emisioni me titull “Autobar”. I realizuar në një format atraktiv, enkas për ditët e nxehta të verës, ky emision do të udhëhiqet nga miksologu Arian Lushta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Autobar” është emision, i cili realizohet në një format interesant, me qëllimin që të promovojë në ekran koktejet e kombinimet e shijeve të pijeve të ndryshme freskuese. Lushta nëpërmjet ekranit të “Kohavisionit”, do të demonstrojë receta të ndryshme të përzierjes së pijeve që janë shumë të përshtatshme për t’u freskuar në ditët me temperatura të larta.

Shikuesit e “Kohavisionit” mund t’i shohin këto kombinime në ekran dhe të mësojnë shumë gjëra të reja. Por njëkohësisht “Autobar” realizohet në atë mënyrë që shikuesit t’i ofrojë edhe biseda. Lushta për çdo javë do të ketë të ftuar në emision personalitete të ndryshme të jetës publike.

Dy të ftuarit e parë, të emisionit që nis nga 15 korriku, do të jenë këngëtarja e njohur e estradës, Lori dhe prezantuesi televiziv Labinot Gashi - Labi.

“Autobar” është emision që do të transmetohet gjatë gjithë verës, për çdo të shtunë, me fillim në orën 18:20.

Dallohet edhe me skenografinë e veçantë, që është një makinë lëvizëse, e cila njëherësh është edhe banaku ku shërbehen koktejet e ndryshme për mysafirët që gjatë kësaj vere do të jenë të ftuar të Lushtës, në “Autobar”.