Arbëri

SHSKUK: 6 pacientë të shtrirë me koronavirus e 21 post-COVID

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 27 pacientë, 6 prej tyre pozitivë me koronavirus e 21 post-COVID.

Sipas SHSKUK-së, me oksigjenoterapi janë 5 pacientë, kurse në mjekimin intensiv nuk ka pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Pejës, 2 pacientë