Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rregullohet rruga për te “Rana e Hedhur” në Shëngjin

Udhëtimi drejt zonës turistike të Ranës së Hedhun në Shëngjin nuk do të jetë më problem për vizitorët dhe turistët.

Segmenti prej 3.4 km tashmë do të përshkohet vetëm në pak minuta. Kalldrëmi është zëvendësuar me asfalt dhe investimi është kryer nga biznesi i zonës që priti pa marrë përgjigje prej vitesh, që kjo rrugë të bëhej.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndryshimi është ndjerë menjëherë nga ata që udhëtojnë drejt Ranës së Hedhun. Për ta, rruga ishte lehtësisht e kalueshme, pa pluhur dhe argëtuese.

Përmirësimi i lëvizjes drejt Ranës së Hedhun pritet të rrisë ndjeshëm numrin e vizitorëve që frekuentojnë këtë plazh.