Arbëri

COVID-19: 28 pacientë në trajtim mjekësor në Kosovë

Descriptive Text

Në Shërbimin Spitalor Klink dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) në trajtim mjekësor janë 28 pacientë, 8 prej tyre me COVID-19 pozitivë dhe 20 të tjerë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 16 pacientë post-COVID, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar, Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 1 pacient DHE Spitali i Ferizajt, 1 pacient.