PZAP refuzon ankesën e kandidatit të LAA Foto: ilustrim

PZAP refuzon ankesën e kandidatit të LAA

07 korrik 2017 15:57

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ia ka refuzuar ankesën kandidatit për deputet nga koalicioni LAA, Vehbi Imeri.

Këtë e ka konfirmuar për kp kryeshefi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, i cili tha se tani kanë njoftuar KQZ-në për procedurat e mëtutjeshme.

“Ne e dërguam në KQZ, sepse i është refuzuar ankesa”, tha shkurt Desku.

Imeri në ankesën e tij dërguar fillimisht në PZAP pretendonte që i mungojnë votat në disa vendvotime në Prishtinë, Pejë dhe Fushë Kosovë, por që PZAP-i ia kishte refuzuar. Imeri ankesën e tij e kishte dërguar në Gjykatën Supreme e cila e kishte pranuar pjesërisht për t’u kthyer prapë në PZAP.

Mirëpo, KQZ-ja ende nuk mund t’i certifikoj rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, pasi për herë të dytë është dërguar një ankesë në Gjykatën Supreme dhe tani duhet pritur vendimin për këtë ankesë

Komentet

Shto koment

Të ngjashme