Arbëri

Çka e nxit interesimin e të huajve ta mësojnë shqipen?

Studiuese në Universitetin Humboldt në Berlin, Lumnije Jusufi shpalosi në Rubikon të KTV-së eksperiencën e saj shumë vjeçare atje.

“Në Gjermani gjuha shqipe nuk është aq e vogël”, theksoi Jusufi.

Ajo liston tri arsyet që çojnë në interesimin për gjuhën shqipe. Fillimisht, thotë Jusufi, është procesi i Bolonjes.

Jusufi tha se gjuha shqipe është e vetmja gjuhë që nuk është as sllave, greke apo rumune.

“Me shpartallimin e serbokroatishtes, maqedonishtja, bullgarishtja, janë kryesisht gjuhë të vogla si gjuha shqipe dhe duke u krijuar kështu një aleancë rajonale shqipja fitoi një rëndësi tjetër. Është e vetmja gjuhë që nuk është gjuhë sllave, greke ose si rumanishtja. Është ajo pjesë e fundit e mozaikut që e bën një lëndë rajonale komplet. Dhe kjo krijon e nxit interes të atyre studentëve që në fillim nuk kishin interes për gjuhën shqipe”, ka thënë Jusufi.