Arbëri

Për katër muaj, 89% e të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë ishin të pavaksinuar

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në periudhën 5 gusht – 1 dhjetor në Kosovë kanë vdekur 1.435 persona të infektuar me COVID-19, prej tyre 1.280 ishin të pavaksinuar apo 89 për qind.

MSH-ja ka bërë të ditura këto shifra, duke apeluar se vaksinat kanë rol kyç në parandalimit e infektimit, vdekjeve dhe shtrimeve në spital nga COVID-19.

Sipas MSH-së, kjo e dhënë tregon për rëndësinë e vaksinimit të plotë në frenimin e përhapjes së COVID-19, në parandalimin e infektimit me forma të rënda të sëmundjes dhe vdekjeve nga ky virus.

Në Kosovë, deri tani, janë dhënë 1.644.358 doza të vaksinës, nga ta 772.388 të vaksinuar plotësisht.

Image