Arbëri

Thaçi e quan hap të guximshëm rekrutimin e minoritarëve në FSK

Hap të guximshëm, e ka vlerësuar rekrutimin në FSK-së, të 61 pjesëtarëve nga komunitetet jo shumicë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, raporton KTV,

Ai u ka thënë se është i sigurt që si pjesëtarë të komuniteteve ata do t’i kontribuojnë ruajtjes së paqes në rajon e Kosovë.

Thaçi ka kujtuar se ai, institucionet vendore dhe ndërkombëtare, janë duke punuar për ndryshimin e të ardhmes ushtarake të Forcës dhe sipas tij, askush nuk duhet t’i frikësohet asaj, as në Kosovë e as në rajon.

“Ajo do të jetë e barabartë dhe e njëllojtë si ushtritë e tjera”, tha ai.

Presidenti tha se FSK-ja është në hapat finalë te saj e të cilat do t’i bëjë me partnerët ndërkombëtarë dhe kjo është parakusht që duhet plotësuar që Kosova të jetë pjesë e strukturave Veri - Atlantike.

Për ministrin e Forcës, Haki Demollin, kjo që po ndodh sot, dëshmon se FSK-ja është forcë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, e hapur për të gjithë dhe në shërbim të të gjitha etnive.

Ai ka porositur rekrutët e rinj që të kenë parasysh vullnetin e tyre të madh dhe kalimin nga jeta cilivile në atë ushtarake, e cila tregon se ata kanë nderuar veten, familjen dhe Kosovën. 

Këta janë rekrutët e parë për  vitin 2017.

FSK, deri tani ka 8 % pjesëtarë të,minoriteteve në përbërjen e vet.  

Në ceremoninë e diplomimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Greg Delawie.

{gallery}