Arbëri

Dy të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të shtunën

Descriptive Text

Dy persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të shtunën, gjersa nga 2.706 testime, 309 persona kanë rezultuar pozitivë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 386 pacientë, duke çuar numrin e të shëruave në 194.838.

MSH-ja bën të ditur se që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 203.524 raste pozitive, 194.838 të shëruar e 3.132 të vdekur.

Numri i rasteve aktive me koronavirus është 5.554.