Arbëri

Deputetja Matoshi njofton se i është rikthyer tumori

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka njoftuar se sërish është diagnostifikuar me sëmundjen e tumorit në tru. Ajo ka shkruar në rrjetin social Facebook se të mërkurën do të përballet sërish "mes jetës dhe vdekjes", derisa ka falënderuar doktorët dhe profesionistët "me të cilët bashkë kemi me luftu edhe kësaj here”.

“Një ndër sfidat që m’u ka dashtë ta kaloj para 9 vjetëve kur u pata diagnostifikuar me tumor në hipofizë, atë koha isha shtatzënë, pritja të sjellë një mrekulli në këtë jetë. Komplikim i dyfishtë shkaku edhe i shtatzënisë, por efekti te unë nuk u vërente aspak. Asnjë moment të vetëm nuk jam dorëzuar e as nuk kam besuar që mundet me më ndodhë diçka, sepse dashurinë për jetën e kisha shumë më të madhe sesa frikën prej vdekjes. Nuk kisha as kohë me mëndu asnjë send sepse në shtëpi më pritnin fëmijtë, prindërit, më priste puna, projektet. Tash 9 vite më vonë, duke mos pushuar kurrë sa duhet, më kapi lodhje prej angazhimeve të mia të shumta, stresi i akumuluar brenda, mbingarkesat, të gjitha këto m’u bënë me mëndu që e kam tepru. Ia kam thyer limitet vetes. Po aty e kuptova që tumori në tru ishte rikthyer prapë. Me misionin e njëjtë, po më doket, me më treguar që koha është tepër e vlefshme edhe duhem me kalu më shumë kohë me prindërit e mi, fëmijët e mi, të dashurin tim, me krejt shoqërinë, kolegët e njerëzit që duhemi pa kushte. Gjithçka po dua më shumë”, ka shkruar deputetja dhe aktorja Matoshi.

Ajo ka bërë thirrje që njerëzit ta duan veten dhe jetën, duke theksuar që të mos lakmojnë në pasuri të botës e as në famë, “e asnjë sukses e arritje në jetë nuk vinë para shëndetit, e asnjëra prej tyre nuk po mundnin ta blinin ilaçin ose të ta zgjasnin jetën”.

“Unë jam e pasur vetëm shpirtërisht, sepse puna ime më ka bërë që të më njohin njerëzit, të dëgjojnë histori e rrëfime, të përjetoj gëzim e lot bashkë me juve.”

 

Jetes pas sfidave besoj qe veç i shtohet vlera, se tek at'her fillojme me e pa te bukuren ndryshe, me vlersu te drejten,...

Posted by Adriana Matoshi on Monday, November 29, 2021