Arbëri

Sveçla niset për në Deçan: Autori i aktit makabër të arrestohet sa më parë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se është i tronditur nga ngjarja që ka ndodhur në Gllogjan.

Sceçla i cili ishte në Shqipëri për shkak të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, ka bërë të ditur se me të marrë vesh për lajmin është nisur për në Deçan.

“Lajme të tilla lëndojnë çdo zemër njerëzore. Jam thellësisht i shqetësuar dhe i tronditur prej aktit kriminal që ka ndodhur sonte në Gllogjan të Deçanit. Bashkëndjejmë me familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre dhe lutemi për shërimin e të plagosurve. Menjëherë e kam ndërprerë vizitën dhe aktivitetet e parapara në Shqipëri dhe jam rrugës për në Deçan. Ndërkohë, kam qenë dhe jam në telefon me drejtuesit e forcave të rendit, për pasojë nuk kam mundur t’i drejtohem më herët opinionit publik. Kam kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim dhe mobilizim maksimal, me të gjitha njësitë dhe formacionet e nevojshme, në mënyrë që autori i këtij akti makabër të arrestohet sa më parë”, ka shkruar Sveçla.