Arbëri

Ramosaj apelon që të kapet sa më parë autori i krimit në Gllogjan

Descriptive Text

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka apeluar te organet e drejtësisë që të kapen sa më parë autori i krimit në Gllogjan, ku mbetën të vdekur tre persona deri tani.

Sipas Ramosajt, dy prej të vdekurve janë nxënës.

“I tronditur dhe i trishtuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, ku kanë humbur jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre, bashkëndjejmë me ju në këto momente të rënda për të gjithë ne. Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.