Ish i dërguari I Bashkimit Evropian për Kosovë Wolfgang Petritsch ka thënë se bashkësia ndërkombëtare është e gatshme të shkojë deri në fund kur është fjala për Gjykatën Speciale për krime lufte.
Ai ka vënë në dukje se ky është edhe një test se BE dhe SHBA-të janë objektiv dhe të barabartë ndaj të gjithëve, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Gjykata Penale Ndërkombëtare ka qenë një përvojë shumë e rëndësishme dhe për të mësuar. Ndoshta nuk ishin mjaftueshëm të përgatitur, të informuar se traditat e caktuara në shoqërinë shqiptare janë të ndryshme nga ato të perëndimit kur është fjala për procedurat gjyqësore. Tani, aq sa unë e di, ata janë të vetëdijshëm për këtë dhe do të merrem me këtë në një mënyrë të tillë, unë jam i sigurt se Gjykata Speciale do të jetë shumë e rëndësishme ", ka thënë Petritsch për mediat gjermane.