Arbëri

Gjashtë të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të shtunën

Gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të shtunën, derisa nga 3.660 testime të kryera, 465 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 531 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 184.778.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 195.988 raste pozitive, 3.035 të vdekur dhe 1.368.612 testime të kryera.

Numri aktual i rasteve aktive me COVID-19 është 8.175.