Arbëri

Kronika Zgjedhore/ Kastrati i bindur edhe për një mandat të kryetarit në Kamenicë

Me përkrahjen e një numri të madh qytetarësh, Qëndron Kastrati ka përmbyllur fushatën e tij zgjedhore për garën në Kamenicë. Në prag të zgjedhjeve të 14 nëntorit, Kastrati ka përmendur se në 4 vjetët e tij si kryetar punoi më shumë sesa të tjerët, derisa u shpreh i bindur për rikonfirmim të fitores së tij.

‘’Kamenica më herët është njohur si vend i territ, kurse e ardhmja...’’, ka thënë Kastrati.

Përpos qytetarëve të Kamenicës, në përkrahje të Kastratit në natën përmbyllëse ka dalë kundërkandidati i tij në raundin e parë, Jeton Biqkaj, nga LDK-ja. Biqkaj e ka quajtur koalicionin me kryetarin e Kamenicës si koalicion të shpresës për qytetarin dhe bashkim për fitore.

‘’Bashkë ne i ofrojmë Kamenicës....’’, është shprehur ai

Fushata e Kastratit u përmbyll me fotografi të përbashkëta me qytetarët nën shoqërimin e fishekzjarrëve.

Kundërkandidat i Qëndron Kastratit është kandidati i LVV-së, Kadri Rahimaj.