Arbëri

Rasti i Ramadan Mujës kthehet në rigjykim

Gjykata e Apelit prej fillimit të vitit e deri më tani ka pasur 17 mijë e 999 lëndë ku prej tyre janë zgjidhur vetëm 5838 sosh, duke marrë parasysh numrin e vogël të gjyqtarëve.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, në një konferencë për media ku ka prezantuar punën e 6-mujroit të kësaj gjykate.

Ai tha se numri i vogël i gjyqtarëve vjen si pasojë e ngarkesës së madhe të lëndëve.

“Ka lëndë ende të pazgjidhura të cilat priten të përfundojnë brenda 2 muajve. Gjykata ka pasur takim me përfaqësues të USAID në lidhje me shqyrtimin e lëndëve. Për momentin janë 37 gjyqtar ndërsa minimumi i numrit te gjyqtarëve duhet të jetë 55”, tha ai, raporton KP.

Shala shtoi se mangësi ka edhe të bashkëpunëtoreve profesionalë dhe të zyrtarëve ligjorë.

Megjithatë, sipas kryetarit të Apelit, në krahasim me vitin e kaluar kanë përfunduar 332 lëndë më shumë.

Shala gjithashtu ka bërë të ditur se rasti i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, është kthyer në rigjykim.

"Sa i përket çështjeve të tjera, ne kemi pasur takim me përfaqësues të USAID-it lidhur me shqyrtimin apo peshimin e lëndëve. Edhe ata janë të mendimit se në këtë gjykatë duhet të jenë së paku 55 gjyqtarë, tani për tani ne i kemi 37. Gjithashtu është edhe mangësi sa i përket bashkëpunëtoreve profesional, nga se edhe këshilli gjyqësor ka marr një vendim qe çdo  2 gjyqtarë të kenë një bashkëpunëtorë profesional, mirëpo këtë nuk kanë mundur ta realizojnë, tani për tani i kanë 8 bashkëpunëtorë profesional, ka mungesë edhe të zyrtarëve ligjorë, por në këto kushte që jemi mundohemi të japim kontributin tonë, siç edhe kemi arrit. Në këshillin gjyqësorë i kam bërë tri kërkesa prej momentit kur kam ardhur dhe kam kërkuar që të pranohen 15 gjyqtarë, mirëpo me sistematizimin këtu janë paraparë 40 gjyqtarë, unë kam kërkuar që të rritet ky numër në 55. Me këtë staf gjyqësor që kemi duhen 3 vite të zgjidh en lëndët. Sa e di unë Ramadan Muja është kthyer në rigjykim”, ka thënë Shala.