Arbëri

Nga nesër, vaksinimi kundër COVID-19 pa terminë

Descriptive Text

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që nga nesër, vaksinimi kudo në qendrat në Kosovë të bëhet pa caktuar termin.

Po ashtu, qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim.

“Ministria e Shëndetësisë vlerëson se tashmë një numër i konsideruar i qytetarëve të grup-moshave të ndryshme janë vaksinuar kundër COVID-19 dhe kjo e bën edhe më të lehtë menaxhimin e procesit të vaksinimit në çdo qendër, ku përmes ekipeve të vaksinimit në dispozicion, ka kapacitete për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve për vaksinim”, thuhet në njoftim.

Së fundi, MSH-ja ka miratuar edhe rekomandimin për vaksinimin e fëmijëve të grupmoshës nga 12 deri në 15 vjeç.

“Në këtë kohë kur në shtete të ndryshme të Evropës, por edhe në rajon po regjistrohen shifra shumë të larta të infektimeve me COVID-19 me dominim të variantit Delta, vaksinimi i popullatës mbetet rruga më e sigurt për ta mbajtur situatën e qetë epidemiologjike në vendin tonë dhe për të arritur imunitetin kolektiv”, thuhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 14 raste pozitive me COVID-19.