Arbëri

Polemika Gashi – Avdiu rreth raportit të Williamsonit

Politologu Shkëlzen Gashi në debatin për gjykimet e pjesëtarëve të UCK-së dhe Gjykatën Speciale në Rubikon të KTV-së u shpreh i bindur se asnjë nga gazetarët nuk kishte raportuar për raportin e Clint Williamsonit.

“Unë jam i bindur që është tepër problem me gjet një gazetar në Kosovë që e ka lexu në tërësi raportin e Clint Williamsonit edhe e kanë keqinformu mediat opinionin publik lidhur me përmbajtjen e këtij raporti”, ka thënë Gashi në Rubikon të KTV-së

E pranishme në studio, gazetarja e Kohavisionit, Arta Avdiu ndonëse i thoshte Gashit se ajo ka raportuar për të e deklaratat që po i lexon ishin në kronikë televizive, por edhe ishin shkruar dhe e publikuar në të përditshmen Koha Ditore, ai vazhdoi të insistonte se një gjë e tillë nuk është bërë.

Më 29 korrik të vitit 2014, Avdiu kishte raportuar për këtë ndërsa të nesërmen gjendej në ballinën e gazetës.

Brenda kronikës gjendet pikërisht deklarata të cilën e citon Gashi në debat.

“Si Dick Marty, gjatë rrjedhës së hetimit të tij, ne kemi hasur në sfida të theksuara në marrjen e provave të tilla. Kjo nuk do të thotë që këto prova nuk do të materializohen, dhe sigurisht ne do të vazhdojmë t’i kërkojmë ato. Kështu, në asnjë mënyrë nuk e kemi hedhur poshtë vërtetësinë e këtyre pretendimeve. Megjithëse unë ende nuk mendoj që ka bazë mjaft të fortë të provave që të ngritet aktakuzë me këtë aspekt të lëndës.

Bëhet fjalë për vitin 2014 dhe udhëheqësin e nga Task Forca Hetimore Speciale e BE-së, Clint Ëilliamson.

Atë kohë, Williamson kishte bërë publike gjetjet e hetimit të tij para gazetarëve në Bruksel.

Ai nuk i kishte dhënë emrat e të akuzuarve, por i ka cilësuar si ‘udhëheqësit më të lartë të UÇK-së’, që do të akuzohen në një aktakuzë të vetme, e që sipas tij priteshin rreth 10 persona.

Më poshtë e gjeni ballinën e gazetës dhe kronikën e transmetuar në lajmet qendrore.

{gallery}