Arbëri

Tre të vdekur e 571 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Descriptive Text

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.

Ndërkaq, nga 4,132 testime të kryera, 571 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 170 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 186.793 raste pozitive, prej tyre 176.090 janë shëruar, 7.763 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.940 pacientë.