Arbëri

KE fton Slloveninë e Kroacinë të zbatojnë vendimin e Arbitrazhit

Descriptive Text

Komisioni Europian ka ftuar Slloveninë e Kroacinë të zbatojnë aktgjykimin e Gjykatës së Arbitrazhit të Hagës për kontestin kufitar në Gjirin e Piranit, transmeton Koha.net.

Javën e kaluar kjo Gjykatë ka shpallur aktgjykimin sipas të cilit Sllovenisë i takojnë tri të katërtat e Gjirit të Piranit si dhe korridori ujor drejt detit.

Të shtunën mediet njoftuan të kishte pasur incidente në këto ujëra.

Sllovenia ka fituar tri të katërtat e Gjirit të Piranit, nuk ka fituar të drejtën për të dalë në ujërat ndërkombëtare por kalimin nëpër një pjesë të detit kroat, ka vendosur të enjten e shkuar Gjykata e Arbitrazhit.

Korridori deri tek ujërat ndërkombëtarë është i gjerë rreth 2,5 milje nautike dhe sipas aktgjykimit, anijet dhe avionët sllovenë kanë liri kalimi nëpër territorin kroat.

Gjykata e Arbitrazhit në Hagë ka theksuar se kufiri tokësor ndërmjet këtyre dy vendeve është kryesisht i pakontestuar.

Pushteti kroat dhe opozita në prag të shpalljes së aktgjykimit njëzëri ka në theksuar se aktgjykimi i Arbitrazhit për ta është” shkronjë e vdekur në letër”.

Sllovenia, nga ana tjetër ka kumtuar se vendimi i Arbitrazhit duhet respektuar.