Arbëri

25 raste pozitive me COVID-19 të shtunën në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 25 raste të reja të infektimeve me COVID-19, nga testimi i 1801 të dyshuarve për koronavirus.

Sipas njoftimit të Ministrisë, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 9 persona nga COVID-19. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 447.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 7716 persona. Numri total i dozave të administruara të vaksinës anti-COVID në Kosovë është 1.566.251, ndërkaq numri i qytetarëve të vaksinuar me dozën e dytë është 724,969.