Arbëri

Pupovci u bën thirrje shkollave t’i respektojnë masat anti-COVID

(EkonomiaOnline) - Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Dukagjin Pupovci deklaruar se nga 25 tetori të gjitha institucionet arsimore kanë filluar punën me rregull, për çka ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respektojnë masat anti-Covid

“Nga data 25 tetor të gjitha institucionet edukative arsimore dhe ato të arsimit të lartë kanë filluar me punë të rregullt dhe orar të rregullt”.

“Në 96% është zhvilluar procesi në rregull, për dallim të disave që kanë nisur me pak vonesë. Me gjithë faktin se masat janë relaksuar shfrytëzoj rastin që të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe personelin arsimor të vazhdojnë me respektimin e masave”, deklaroi ai para mediave.

Tutje Pupovci tha çështje tjetër e rëndësishme është edhe ndarja e bursave për studentëte nivelit bachelor dhe master.

“Çështja tjetër janë konkurset për bursat, ku kjo ministri kanë ndarë njoftimin që do të japin bursa për të gjithë studentët bachelor dhe master, që do jetë i hapur deri më 3 nëntor. Dhe ndarja e bursave të tjera”.