Arbëri

Hani i Elezit nuk shkon në rivotim, Ballazhi i PDK-së kryetar i ri

Descriptive Text

Komuna e Hanit të Elezit nuk do të shkojë në rivotim.

Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur që kjo komunë është fituar nga Mehmet Ballazhi i PDK-së.

PZAP-ja në vendim ka bërë të ditur se i është refuzuar si e pabazuar pjesa e ankesës së kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit Refki Suma, me të cilin ka kërkuar që të anulohet procesi i votimit për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021 vetëm për kryetar komune për shkak të minimit të integriteit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qellim të përfitimit të mbështetjes së votuesve.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pati marrë vendim që të anulojë zgjedhjet në komunën e Hanit të Elezit. Partia Demokratike e Kosovës pati dërguar ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për anulim të zgjedhjeve për kryetar të Hanit të Elezit. Më 22 tetor Supremja kishte konfirmuar se ka nisur hetimet për këtë komunë.

Ballazhi i PDK-së doli fitues me 50.98 për qind të votave të përgjithshme, ndërsa Suma i dyti me 42.47 për qind të votave.

Image