Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FSK-ja ndjek traditën, nderon ditëlindjen e SHBA-ve

Çdo vit, më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara festojnë Ditën e Pavarësisë. Sivjet, 4 Korriku shënon 241-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.

Në shenjë respekti për veprimin më të lartë që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj popullit të Kosovës, garda ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën “Miqtë e Amerikës”, për nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, do të bëjnë ngritjen e Flamurit Amerikan në sheshin “Bill Clinton”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan. Ky dokument u hartua kryesisht nga 32 vjeçari Tomas Xheferson.

.