Aktakuzë ndaj Pal Lekajt

Aktakuzë ndaj Pal Lekajt

14 shkurt 2017 16:06

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjakovë, kundër tre të pandehurve për veprën penale: “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

“I akuzuari i parë, ish-kryetar i komunës së bashku me ish-drejtorin për Buxhet dhe Financa dhe me ish-menaxherin e Prokurimit, po të njëjtës komunë gjatë muajit mars të vitit 2012, në bashkëkryerje duke kontribuar esencialisht në raport me njëri tjetrin, duke shfrytëzuar detyrat apo autoritetin zyrtar kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre më qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, që t’i shkaktojnë dëm komunës dhe banorëve të saj”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës njëri nga tre të akuzuarit është ish-kryetar i komunës, e një ish-drejtor për Buxhet dhe Financa dhe ish-menaxher i Prokurimit, ndërkaq të akuzuarit janë: P.L., Q.M. dhe N.Ll.

Të akuzuarit me këto veprime kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit, për veprën penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme