Së paku 10 persona kanë marrë lëndime nga zjarri që ka shpërthyer në një pyll pranë qytetit portugez Tramagal, derisa po luftonin për shuarjen e dy zjarreve të fuqishme afër vendit ku vdiqën 64 persona si pasojë e djegies së pyllit muajin e kaluar.
Në mesin e të lënduarave janë 9 zjarrfikës, njoftoi sot shërbimi emergjent i vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Zjarri i cili shpërtheu në mëngjes, është vënë nën kontroll pasditen e sotme (e hënë) dhe nuk paraqet rrezik për popullatën dhe zonat që janë të prekura nga zjarri”, tha shefi i emergjencave, Jose Guilherme, raporton AFP.