PDK: Vendimi për lirimin e Lushtakut, i vonuar, por i drejtë – të lirohen të gjithë çlirimtarët

PDK: Vendimi për lirimin e Lushtakut, i vonuar, por i drejtë – të lirohen të gjithë çlirimtarët

03 korrik 2017 19:28

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, e ka vlerësuar të vonuar, por të drejtë, vendimin e institucioneve të drejtësisë për lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.

PDK përmes kësaj komunikate ka kërkuar edhe lirimin e luftëtarëve të tjerë të lirisë në rastin Drenica 1 dhe 2 si të pafajshëm, “siç edhe procesi gjyqësor ka ridëshmuar se janë”.

“UÇK dhe vlerat luftarake liridashëse të popullit tonë janë të paprekshme! Lufta për liri dhe kontributi i çdo qytetari për shtet, në UÇK dhe jashtë saj është i shenjtë dhe pacenuar nga askush për popullin tonë, ndërsa PDK fton gjithë qytetarët e vendit të punojmë fuqishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e shtetit tonë, respektimin e ligjit dhe përkushtim të palëkundur në perspektivën tonë integruese euroatlantike”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës i uron Lushtakut kthim të mbarë në detyrën e vetë të kryetarit të Skënderajt, përgjegjësive në PDK dhe jetë të qetë me familje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme