Arbëri

KEDS-i ka vendosur mbi 1,000 punëtorë në terren për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se janë mobilizuar mbi 1,000 punëtorë në terren, për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, në aspektin e energjisë elektrike.

Buzhala ka thënë në “Zgjedhjet në KOHË” të KTV-së, se janë vendosur po ashtu drita fluoreshente që janë me bateri në secilin vendvotim e po ashtu ekzistojnë edhe gjeneratorët lëvizës, në rast se paraqitet ndonjë defekt diku.

“Kemi mobilizuar mbi 1,000 punëtorë që janë në terren, në të gjitha qendrat e votimit. Në qendrat e thirrjeve kemi rreth 60 punëtorë që janë në dispozicion gjatë 24 orëve në mënyrë që të pranojnë thirrje. Në secilën qendër votimi, në secilën klasë kemi vendosur edhe drita fluoreshente që janë me bateri, pastaj kemi edhe gjeneratorë lëvizës nëse kemi ndonjë defekt diku. Po flasim për një plan të detajuar i cili na siguron mbarëvajtje të mirë të procesit zgjedhor”, ka thënë Buzhala

Ai ka shtuar se furnizimi me energji elektrike do të sigurohet edhe pas perëndimit të diellit, ndërkohë që ka kërkuar kursimi i energjisë aty ku ka mundësi.