Dialogu Kosovë-Serbi i nisur në nivel presidentësh po kundërshtohet nga subjektet politike në vend e shoqëria civile.
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Besa Gaxherri, thotë se Kosova është e papërgatitur në këtë proces, pasi nuk ka Qeveri e as Kuvend të konstituuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Gaxherrit, presidenti Thaçi po dëshiron të jetë bajraktar i proceseve, pa pasur konsensus politik.
Edhe Pal Lekaj nga AAK-ja thotë se është dashur të pritet formimi i qeverisë dhe konstituimi i Kuvendit dhe më pas Kuvendi të vendos për dialogun me Serbinë.
Ndërsa, Vetëvendosje thotë se presidenti Hashim Thaçi me këtë veprim po mundohet të faktorizohet për të gjetur shpëtim nga Gjykata Speciale.
Për takimin ka reaguar edhe Shkrimtari e publicisti Veton Surroi. Ai në një postim në Facebook, kërkesën e Hashim Thaçit për t’u takuar me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka krahasuar me kumarxhiun që humb lojërat e që kërkon para hua për të luajtur sërish me shpresën se do t’i kthejë paratë e humbura.