Arbëri

Mot me shi dhe temperatura të ulëta edhe gjatë të shtunës

Descriptive Text

Mot me shi dhe temperatura të ulëta do të vijoj të mbajë edhe gjatë ditës së shtunë në Kosovë.

Në viset e larta parashihet të bie borë, derisa në viset e ulëta parashihet të bie shi dhe borë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.