Si e krahason Veton Surroi Hashim Thaçin me kumarxhiun humbës Foto: Koha

Si e krahason Veton Surroi Hashim Thaçin me kumarxhiun humbës

03 korrik 2017 11:54

Shkrimtari e publicisti Veton, në një postim të vetin në Facebook, kërkesën e Hashim Thaçit për t’u takuar me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka krahasuar me kumarxhiun që humb lojërat e që kërkon para hua për të luajtur sërish me shpresën se do t’i kthejë paratë e humbura, transmeton Koha.net.

Ky është postimi i i Veton Surroit në Facebook:

“Kërkesa e Hashim Thaçit që të takohet në Bruksel me Aleksandër Vuçiqin i përngjanë kumarxhiut që pasi të ketë humbur radhazi (deri te sulmi ndaj Kushtetutës) merr hua për ta lozur lojën që shpreson se do t'ia kthej prapa të gjitha ato të humbura. Deri më tani ka qenë konsekuent se mund t'i bëjë rrush e kum'lla dhe nuk ka arsye për të dyshuar në konsekuencën e tij për mbrapshti”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme