Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore 2017 Foto: Koha / ilustrim

Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore 2017

03 korrik 2017 11:44

Pas përpunimit të rezultateve të Provimit të Maturës, Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), sot i publikoi këto rezultate për të gjithë maturantët që iu nënshtruan testit të maturës në afatin e qershorit, transmeton Koha.net.

Rezultati i kalueshmërisë në këtë afat është 83.5 për qind, ndërsa 67.2 për qind e maturantëve kanë arritur të marrin mbi 50 për qind të pikëve në test.

Bazuar në këtë, KShM e vlerëson shumë të suksesshëm Provimin e Maturës Shtetërore këtë vit, kjo edhe për faktin e administrimit më cilësor e më profesional dhe ndërgjegjësimit të komunitetit arsimor, njofton kumtesa nga MAShT.

Kujtojmë se në dy raundet e organizimit të testit, nuk ka pasur shkelje dhe parregullsi të theksuara në asnjë qendër testimi.

Komisioni Shtetëror i Maturës njofton se, Provimi i Maturës për afatin e gushtit (pjesa e parë) do të mbahet më 25 gusht, ndërsa (pjesa e dytë) më 2 shtator 2017.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme