Arbëri

Njëra korsi e rrugës në Jarinjë, e hapur që nga mëngjesi

Ka nisur sot zhbllokimi i pikë kalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë, në bazë të marrëveshjes së arritur të enjten në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe për targat.

Ekipet e KOHËS të cilat po qëndron në këto dy pikë kalime kufitare kanë bërë të ditur se njëra korsi e rrugës e cila dërgon në pikë kalimin kufitar në Jarinjë, është e hapur që nga mëngjesi.

Ndërkohë, kamionët që janë të vendosur aty nga qytetarët serbë, tashmë janë ndezur dhe pritet në çdo moment nisja e largimit të tyre.

Forca të KFOR-it janë shtuar në dy pikë kalimet kufitare dhe ata janë në vazhdimësi duke u koordinuar me Njësinë Speciale të Kosovës dhe protestuesit serb për zhbllokimin e tyre.

Tashmë disa kamionë kanë vazhduar lëvizjen drejt pikës kufitare në Jarinjë.

{gallery}

 
? Kamionët e mëdhenjë shkojnë në drejtim të Serbisë pas lirimit të rrugës

? Kamionët e mëdhenj shkojnë në drejtim të Serbisë pas lirimit të rrugës Lajmet, Foto dhe videot nga Jarinja i gjeni këtu: ? https://bit.ly/3uwvVft

Posted by Koha.net on Saturday, October 2, 2021
 
Situata e qetë në Jarinje, kamionët ndizen para se të fillojnë lirimin e rrugës - 2.10.2021

Situata e qetë në Jarinje, kamionët ndizen para se të fillojnë lirimin e rrugës - 2.10.2021

Posted by Koha.net on Friday, October 1, 2021
 
Njëri nga kamionët që u largua nga barrikadat në Jarinje, nuk kthehet prapa, por vazhdon drejtë kufirit me Serbinë

Njëri nga kamionët që u largua nga barrikadat në Jarinje vazhdon drejt kufirit me Serbinë

Posted by Koha.net on Saturday, October 2, 2021