Arbëri

Serbët në veri nisin fushatë të gjerë kërcënimi për të mos i pranuar targat RKS

Descriptive Text

Në Mitrovicë të Veriut ka nisur një fushatë e gjerë frikësimi. Qytetarë të shumtë janë zgjuar të mërkurën duke i parë në veturat e tyre panot e vendosura në pjesën e përparme të veturave, përfundi fshesave të xhamave, ku është shtypur regjistrimi i përkohshëm i Republikës së Kosovës si dhe mesazhi kërcënues.

Panot janë vendosur në shumë vetura, edhe në ato që kanë targa të Serbisë.

“RKS 121-TP-01: Për këto targa, ua q**** nënat”, shkruan në mesazhin kërcënues, kanë bërë të ditur qytetarët nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

 

 

Tabelat e përkohshme RKS, të shtypura në fletë A4 janë prezantuar ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, si pjesë e vendimit për masë reciprociteti për targat e veturave të Serbisë.

Për këtë kanë raportuar edhe mediat serbe në veri.

Për këtë, serbët tash e 10 ditë kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Image