Arbëri

Zgjatet deri më 5 tetor afati për aplikim për subvencione

Fermerët kosovarë mund të aplikojnë për subvencione deri më 5 tetor në ora 16:00.

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar për zgjatjen e afatit për aplikim.

“Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2021. Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në web faqen e MBPZhR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZhB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi”, thuhet nga Ministria e Bujqwsisw.

Fermerët e grurit kanë protestuar me traktorë pak ditë më parë, para Ministrisë së Bujqësisë, duke kërkuar anulimin e kritereve të aplikimit.