Arbëri

Rama nesër në Kosovë, takim me Kurtin e liderë partish

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të hënën do të vizitojë Kosovën në një vizitë njëditore.

KOHA ka mësuar se Rama gjatë kësaj dite do të takohet me liderë partish dhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Mbërritja e tij do të bëhet në ora 08:30, derisa pritja ceremoniale bëhet nga ora 08:50 deri në 09:00.

"Ora 09:10-11:40, takimi i dy kryeministrave dhe anëtarëve të kabineteve qeveritare. 10:50-11:30 takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, 11:40-12:10, takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, 12:20-12:50, takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.”