Arbëri

Gjukanoviq: BE-ja t’i bëjë presion atyre që po e kërcënojnë stabilitetin e rajonit

Foto: Ilustrim

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të jetë më i ashpër me tone karshi atyre që po e kërcënojnë stabilitetin e rajonit, duke nënkuptuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“BE-ja duhet t’i shikojë problemet dhe paralajmërimet e Ballkanit, që kanë ardhur nga adresa të ndryshme ndër vite, përfshirë edhe nga Mali i Zi. Unë nuk jam i kënaqur me intensitetin e vëmendjes që i është kushtuar këtyre paralajmërimeve gjatë viteve, kështu që sot kemi një problem edhe më serioz. Shpresoj që Samiti i Lubjanës më 6 tetor të paraqesë dhe përfaqësojë një mundësi për të dalë sa më shpejt me disa tone të reja, veçanërisht tonet e paralajmërimit për ata që kërcënojnë stabilitetin e këtij rajoni dhe Evropës, dhe se mund të kthehemi në një situatë të pafavorshme”, ka thënë Gjukanoviq nga New Yorku, transmeton “RTCG”.

Ai në New York ishte në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.