Arbëri

Daçiqi për targat: S’do të lejojmë spastrim të sërishëm etnik të serbëve

Descriptive Text

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, vënien e masës së reciprocitetit për targat nga Qeveria e Kosovës e ka quajtur “shkelje të marrëveshjeve të Brukselit”.

Ai në një intervistë për agjencinë Tanjug, ka thënë se Serbia ka ftuar Bashkimin Evropian, sipas tij, të sqarohet nëse këto marrëveshje vlejnë ende. E vendimin për targat, ai e ka quajtur spastrim etnik të serbëve, gjë që sipas tij, Serbia nuk do ta lejojë. Po ashtu ka thënë se kjo mund të shkaktojë krizë, madje botërore.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, veturat me targa të Serbisë nuk lejohen të qarkullojnë në vend, njëjtë siç nuk lejon Serbia qarkullimin në territor të saj me targa RKS. Për qarkullim, duhen targa të përkohshme e kjo ka nxitur serbët të reagojnë.

“Ata (zyrtarët kosovarë v.j.) duan të shohin se si do të reagohet në përdorimin e forcës dhe nëse do t’u shkojë kjo. Jam i sigurt se në kokat e tyre ka ende shumë aksione. Presidenti Vuçiq ishte i qartë – NATO është përgjegjëse për ofrimin e sigurisë me rezolutën 1244. Ne publikisht ua tërheqim vërejtjen se Serbia nuk do të lejojë spastrim të sërishëm etnik të serbëve nga Kosova, sikurse ka bërë Kroacia në Krahinën serbe. Kjo është provokim për një krizë, jo rajonale, por botërore”, ka thënë Vuçiqi.