Arbëri

Harta e re politike në test

Descriptive Text

Harta e re politike e Kosovës, e prodhuar nga zgjedhjet e parakohshme nacionale, do të vihet në test pas katër muajsh.

Kur më 22 tetor kosovarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur autoritetet e pushtetit lokal, do të vendosin ta betonojnë ndryshimin që e bënë këtë muaj, apo të rirreshtohen ku më herët kanë qenë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në zgjedhjet e 11 qershorit është dhënë votë e revoltës. Janë shembur shumë bastione, u është ndërruar fuqia partive kryesore dhe janë lënë jashtë skenës politike shumë eksponentë që prej kohësh kanë pasur pushtet. Veç kësaj, revolta është demonstruar edhe me bojkot e prishje të votës.

Janë ndëshkuar veçmas dy subjektet kryesore politike që prej pasluftës kanë qeverisur vendin, Partia Demokratike (PDK) dhe Lidhja Demokratike (LDK). Ato e mbajnë edhe pushtetin lokal në 19 prej 27 komunave me shumicë shqiptare... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.